Osmani për BBC flet për Asociacionin dhe personat e pagjetur: Kosova nuk ikë nga obligimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani për BBC flet për Asociacionin dhe personat e pagjetur: Kosova nuk ikë nga obligimet

    Insajderi
    09 May 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për personat e pagjetur dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për prestigjiozen ‘BBC’.

    Osmani e vlerësoi si të arriturën më të madhe Deklaratën për Personat e Zhdukur.

    “Unë besoj që kjo është një prej arritjeve më të mëdha në procesin e dialogut sepse është prej atyre marrëveshjeve që direkt e prek jetën e njerëzve tanë,”

    Osmani shprehu shpresën që Serbia të zbatonte këtë marrëveshje.

    “Të gjitha marrëveshjet duhet të shtyhen për t’u zbatuar. Kosova nuk po ikë nga obligimet e saj. Ajo çka jemi të gatshëm të ofrojmë është të japim gjithçka bazuar në standardet evropiane për t’i akomoduar të drejtat e serbëve. Por, jo t’i japim Serbisë një instrument përmes të cilit ata vazhdimisht do të cenojnë Kosovën si shtet i pavarur”, deklaroi tutje Osmani.

    Ajo ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve duhet të arrihet vetëm nëpërmjet njohjes reciproke.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark