Osmani për dinarin: Bashkëpunimi me aleatët, asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugë të gabuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për dinarin: Bashkëpunimi me aleatët, asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugë të gabuar

    Insajderi
    19 February 2024 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur rreth reagimeve ndërkombëtare për çështjen e dinarit.

    Ajo ka thënë se bashkëpunimi me aleatët asnjëherë nuk e ka dërguar Kosovën në rrugën e gabuar.

    “Çështja nuk është çështja e dinarit, SHBA dhe aleatët tjerë nuk po kërkojnë ta mbajmë dinarin të jemi të qartë dhe nuk do duhej të krijohet një përshtypje që ndokush po kërkon prej nesh që të mos ta respektojmë Kushtetutën sepse nuk është e vërtete. Pra kemi një mirëkuptim të plotë dhe në fakt qëllim të përbashkët me aleat tanë ne veçanti me SHBA që Kushtetuta jonë të respektohet në plotëni. E tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK, pra që nuk ka të bëjë me punën e BQK-së rregullorja mbetet ajo që është askush nuk po kërkon që rregullorja të ndryshoj e cila bie nën domenin e BQK-së, po institucionet që e zbatojnë atë. Institucionet ligjzbatuese sikurse edhe për çdo vendim tjetër ndërtojnë planë të zbatimit, edhe në këtë rast ende janë duke vazhduar diskutimet se cili do të jetë plan i tranzcionit të zbatimit i cili do të i merr parasysh shqetësimet e të gjithëve”.

    “Sikurse çdo herë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë, asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugën të gabuar kështu që si Presidente e vendit vazhdimisht i inkurajoj institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fort, dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani, dhe jam e bindur qe jemi në rrugë të drejtë, ky plan tranzicionit të arrihet me pajtimin e të gjithëve, dhe të jemi efektiv në tërësi por bashkë me aleatët tanë në zbatimin e Kushtetutës tinë në çdo cep të vendit”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark