Osmani për familjen Pacolli: Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani për familjen Pacolli: Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike

    Insajderi
    18 June 2023 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka, pas një aksidenti.

    Osmani, pas nxjerrjes nga lumi Lepenc të tre trupave të pajetë, tha se e ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin.

    “Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjeve tuaja. Në këto çaste të rënda për familjet tuaja, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë për përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, tha Osmani.

    Presidentja Osmani, gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë, Shkëlqimit, të vetmit të mbijetuar nga ky aksident.

    Osmani ka falënderuar ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit nga Maqedonia e Veriut për angazhimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark