​Osmani për vdekjen e Menzies: Mik i madh i vendit tonë, shërbeu në ditët më të errëta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani për vdekjen e Menzies: Mik i madh i vendit tonë, shërbeu në ditët më të errëta

    Insajderi
    28 March 2022 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për vdekjen e ish-ambasadorit, John Menzies ka shkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Osmani thotë se një mik i madh i Kosovës dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë ka ndërruar jetë. Ajo tha se Menzies shërbeu në ditët më të errëta të Kosovës dhe përforcoi thirrjet e popullit për paqe e pavarësi.

    “Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ai shërbeu në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark