Osmani për vdekjen e Nimanit: Fjalët e skalitura nga ai në pergamenë, janë testament dhe kujtim i përhershëm për të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Osmani për vdekjen e Nimanit: Fjalët e skalitura nga ai në pergamenë, janë testament dhe kujtim i përhershëm për të

    Insajderi
    22 June 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Nimani dhe gjithë komunitetit akademik e kulturor për ndarjen nga jeta të dorëshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, profesorit e artistit, Shyqri Nimani.

    Osmani është shprehur se ai ka qenë një intelektual i jashtëzakonshëm, dhe ka fryëmzuar shumë studentë me pasionin dhe përshkutimin e tij.

    “Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarje nga jeta të dorëshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, profesorit e artistit, Shyqri Nimani.”

    “Fjalët e skalitura nga ai në pergamenë, janë testament për brezat që do të vijnë dhe kujtim i përhershëm për të. Për një kontribut të tillë, sikurse edhe atë në fushën e arteve, z.Nimani më 17 shkurt të këtij viti është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.”, shtoi ajo.

    Tutje, Osmanit ka thënë se veprimtaria e tij do të mbetet dëshmi e përkushtimit, pasionit dhe besimit të palëkundur në fuqinë transformuese të artit e të kulturës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark