
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë mezi pret që të qëndrojnë krah për krah NATO’s.
Gjatë konferencës me sekretarin e përgjitshëm të NATO’s, Mark Rutte, Osmani theksoi se tanimë është koha që Kosova të jetë pjesë e kësaj force të sigurisë.
“Stabiliteti i rajonit është i lidhur ngushtë me integrimin euroatlantik. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në aleancë për t’u përkushtuar drejt sigurisë globale. Kosovën do ta keni gjithmonë si në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e ndërtuar në liri nën kontributin e mijëra grave e burrave të KFOR’it, mision ky që mbetet më i suksesshmi i NATO-s”, deklaroi Osmani, përcjell Insajderi.
“Ky popull para 25 vitesh u shpëtua edhe nga NATO tani mezi pret që të jetë pjesë e kësaj aleance që për neve u shndërrua në mburojë të lirisë”, përfundoi presidentja. /Insajderi.org