Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde. Në këtë takim, Osmani dhe Rohde kanë diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.
“Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde dhe rreth përgatitjeve që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.