Osmani pret në takim Hovenierin: Momentum i ri të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani pret në takim Hovenierin: Momentum i ri të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

    Insajderi
    06 April 2023 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jeffrey Hovenier, Ambasadori në Prishtinë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u prit në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin e Presidencës thuhet se temë ishte dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet e fundit. Ndërkaq, thuhet edhe se u diskutua “për momentumin e re për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, pjesë kjo e cila është pjesë e Nenit 4 të Marrëveshjes Bazë për Normalizim të Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shkruan Insajderi.

    “Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Vjosa Osmani nuk është përfshirë shumë debatin e madh të marrëveshjes së arritur fillimisht në Bruksel dhe Ohër. Ditë më parë në një intervistë për “Die Presse” tha se sa i përket çëshjtes së Asocaciacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe ajo ka “një vijë të kuqe”. “Nuk duhet të ketë të drejta ekzekutive për një strukturë paralele administrative serb”, i tha ajo medias austriake.

    Osmani e cila ka qëndruar relativisht e heshtur për marrëveshjen, ishte shprehur se ende nuk e di se si do të zbërthehen obligimet e Nenit 7 të Plan-Propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Presidentja e Kosovës.

    Neni 7 i Plan-Propozimit, i cili siguron “një nivel të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb” si dhe sjellë “formalizim të statusit të Kishës Ortodokse Serbe”, menjëherë me t’u publikuar në uebsajtin zyrtar nga BE, nga Presidenca e Kosovës, ishte komentuar me rezerva të theksueshme.

    “Janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta”, patën thënë nga Presidenca menjëherë pas takimit trilateral në Bruksel të 27 shkurtit, ndonëse përmbylljen e takimit në vetvete e vlerësuar për zhvillim pozitiv.

    “Teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit”, thuhej më tej në deklaratën e Presidencës, shkruan Insajderi.

    Vjosa Osmanit i kishte reaguar menjëherë ish-shefi politik i saj Isa Mustafa, saktësisht për Nenin 7, derisa i kishte kërkuar të sqarojë në plotëni implikimet e Nenit 7.

    “Kapërcen shumë larg Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, u shpreh shkurt për Insajderin Isa Mustafa pyetur rreth reagimit ndaj Osmanit.

    Ai pati disa pyetje themelore për ish-partiaken e tij, Vjosa Osmanin: “A është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?”.

    Por, se çka përmban ky “vetëmenaxhim për serbët e Kosovës”, Mustafa kishte shumëçka për të thënë. “Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive”, shkruan Insajderi.

    “Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, përfundoi Isa Mustafa.

    Megjithatë, sipas Vjosa Osmanit, nuk duhet të shihet Neni 7 “ashtu siç është” aktualisht në Marrëveshjen Bazë, por të pritet përmbyllja e diskutimeve dhe sqarimeve të të gjitha dispozitave të marrëveshjes. “Sepse neni 7 do të zbërthehet tani në aneksin e zbatimit dhe në qoftë se do të përbën rrezik a po jo varet nga ne. Varet se si zbërthehen obligimet e nenit 7”.

    Qëndrimi i “kahershëm” i Osmanit për Asociacionin

    Për Vjosa Osmanin çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me komptenca ekzekutive ose si një shtresë e tretë ose e ndërmjetme e pushtetit, ka herë ka qenë objekt kundërshtimi.

    Por, sipas saj, nëse ajo formohet si një OJQ, atëherë ajo do të kishte qenë edhe e bëshme. “Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, thoshte ajo në tetorë të vitit të kaluar.

    “Ne i obligohemi kushtetutës sonë”, shprehej Osmani teksa thirrej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e cila kishte gjetur plot 23 nene në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    “Gjykata lejon që të formohen asociacione pa kompetenca ekzekutive, që nuk janë njëetnike. Pra, janë bashkim komunash, që bashkohen për çështje të caktuara ose agjenda të caktuara dhe lobojnë për to tek institucionet qendrore”.

    “Por, në qoftë se dikush kërkon kompetenca ekzekutive, kërkon që të shkojë përtej Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, natyrisht që gjëra të tilla nuk lejohen dhe ne nuk mund të shkojmë përtej Kushtetutës sonë”, shprehej e sigurtë Osmani./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark