Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në Bruksel.
Faqja zyrtare e BE-së ka publikuar pamjet nga kjo pritje.
Pas takimit me Costan, Osmani do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metosla.
Sipas agjendës, takimin me Metsolën ajo do ta zhvillojë pasdite.
Me Costan dje takim zhvilloi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se me të ka folur për kërcënimet e sigurisë në vend.