Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zëvendësoj partnerin e koalicionit Lista Serbe, pasi ajo ka bojkotuar institucionet e vendit, me Partinë e Pavarur Liberale Serbe (SLS).
SLS, e cila ka pesë deputetë në Kuvendin e Kosovës sipas Osmanit kanë dëshmuar se punojnë në përputhje me Kushtetutën dhe për interesa të komunitetit serb në Kosovë. Ajo madje thotë se gabimi më i madh i Qeverisë është bërë koalicioni me Listën Serbe.
“Nuk besoj se është lojë e Listës Serbe bojkoti në institucione. Nuk ka qenë lojë qysh nga fillimi kur kjo parti, vetëm disa nga Listës Serbe jo të gjithë. Ata kanë dëshmuar vazhdimisht që i kanë përcjellë porosit e Beogradit në Kosovë dhe ka implementuar një politik destruktive të këtij shteti”, ka thënë Osmani për Indeksonline.
Sipas Osmanit, edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dëshmuar se këto bisedime nuk kanë prodhuar integrimin e komunitetit serb në Kosovë, por kanë sjellur rezultat të kundërt.
“Edhe ato rezultate që janë arritur për vite me radhë tani po lëndohen, po dëmtohen, për shkak se kemi politikan serb që janë në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës që në vend se të mendojnë se si mund t’i avancojnë të drejtat e komunitetit që ata përfaqësojnë, mirëpo ata mendojnë si të avancojnë agjendën e Vuçiqit apo të politikanëve të tjerë nga Beogradi”, është shprehur ajo. /Insajderi.com