Osmani: Sanksionet ndaj Rusisë çojnë drejt paqes afatgjatë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Sanksionet ndaj Rusisë çojnë drejt paqes afatgjatë

    Insajderi
    01 March 2024 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  është shprehur se mbi 300 mijë jetët e humbura të ushtarëve rusë në Ukrainë, nuk do të bëjnë që presidenti rus, Vladimir Putin, të mendojë për paqen.

    Sipas saj janë sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës janë mjeti i vetëm që do ta bëjë atë të dorëzohet.

    “Sllobodan Millosheviqi ka humbur mijëra jetë. Putini ka humbur mijëra njerëz. Nëse dikush beson që ai do të vijë në tryezën e paqes për shkak të mbi 300 mijë ushtarëve të vrarë, thjeshtë nuk mendoj se është e mundur”, është shprehur Osmani në Forumin Diplomatik të Antalisë ku temë ishte “Avancimi i Diplomacisë në kohë trazirash”.

    Sanksionet sa më të rrepta të jetë e mundur mund të çojnë tek paqja afatgjatë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën. Ata duhet ta kthejnë territorin e marrë me pushtim. Putinit nuk i bën për popullin e vet, ngase nuk do t’i fuste ne një luftë të paligjshme”.

    Osmani më tej ka folur edhe për krizën në Detin e Kuq dhe përplasjen e Perëndimit me grupin e Houthie.

    “Pajtohem me Presidentin e Somalisë, kur thotë se kudo një luftë ndodh, efektet ekonomike ndjehen në gjithë botën. E përgëzoj presidentin Erdogan për atë që ka bërë për marrëveshjen për drithërat, që të kishte rrjedh të mallrave nga Ukraina”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark