×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Serbia vallëzon nën melodinë e Putinit, kurrë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit

    Insajderi
    19 September 2024 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni.

    Në një intervistë në realizuar për njërën nga mediumet atje,Osmani ka folur për Serbinë dhe rrezikun që i kanoset rajonit nga shteti serb dhe lidhjet e Aleksander Vuçiqit me Rusinë.

    “Kur liderët e Serbisë s’do të glorifikojnë kriminelët, i gjithë rajoni do të lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik. Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit”, ka thënë presidentja Osmani.

    Osmani tutje në këtë intervistë ka thënë se Serbia “vallëzon nën melodinë e Putinit.

    “Që nga viti 1999, mijëra ushtarë polakë kanë shërbyer në Kosovë, kryesisht në qytetin tim të lindjes në Mitrovicë. Mirënjohja jonë është e madhe, këta ushtarë, së bashku me të tjerë të NATO-s, kanë kontribuar për ta bërë Kosovën një vend të sigurt. Në të njëjtën kohë, ne mund të ndërmarrim hapa drejt integrimit euroatlantik. Aktualisht, rreth 250 ushtarë polakë shërbejnë në Kosovë, ata na ndihmojnë të mbrojmë kufijtë tanë kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, e cila vazhdon agresionin kundër fqinjëve të saj edhe 25 vjet pas luftës”, ka thënë Osmani për gazetën polake.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark