Osmani shpreh ngushëllime për tragjedinë në Gjakovë: Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani shpreh ngushëllime për tragjedinë në Gjakovë: Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve

    Insajderi
    02 February 2025 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së pllakës së një shtëpie të pabanuar vdiqën tre fëmijë.

    Ajo ka thënë se në këtë ditë nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve.

    “Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.

    Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark