Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Sipas Presidencës, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.