×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me Clintonin

    Insajderi
    28 June 2024 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali.

    Ajo ka bërë të ditur se gjatë këtij samiti është takuar me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Hillary Clinton dhe ambasadoren Melanne Verveer.

    “Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, shkroi Osmani në Facebook.

    Më tej, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark