×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me presidentin e Hungarisë, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje, politikë të jashtme dhe arsim

    Insajderi
    09 November 2024 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

    Bashkë biseduan për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

    Tutje, e para e vendit thotë se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

    “Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark