Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se një pjesë e bisedës ishte fokusuar në vizitën e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma. U diskutua për qëllimin e kësaj vizite dhe temat kryesore që do të trajtohen gjatë saj.
Presidentja Osmani përmendi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke u fokusuar në avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.