Presidentja Vjosa Osmani, nga Praga ka njoftuar takimin e parë në nivel presidentesh në mes të dy shteteve.
Osmani ka thënë se ky takim me presidentin çek, Petr Pavel, është fokusuar në angazhimin e përbashkët për paqe dhe siguri në Evropë si dhe forcimin e raporteve mes dy vendeve.
“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.