Osmani takon ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë, diskutohet edhe për moskonstituimin e Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë, diskutohet edhe për moskonstituimin e Kuvendit

    Insajderi
    04 June 2025 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, atë të Finlandës, Matti Nissinen dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

    Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e krijuar pas mos-konstituimit të kuvendit.

    “Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Tutje, Osmani ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen e tyre në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark