Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur gjatë ditës në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.
Sipas njoftimit të presidencës thuhet se në takim është diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dialogun me Serbinë si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Slloveni.
“Presidentja Osmani ritheksoi se Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, ka njoftuar zyra e presidencës”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë si në BE, NATO, dhe organizata të tjera ndërkombëtare.