Osmani takon homologun malazez dhe boshnjak: Të shqetësuar për zhvillimet në rajon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon homologun malazez dhe boshnjak: Të shqetësuar për zhvillimet në rajon

    Insajderi
    24 September 2021 - 00:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Osmani takon homologun malazez dhe boshnjak: Të shqetësuar për zhvillimet në rajon

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq janë takuar sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

    Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark