×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani takon Hovenierin: Dialogu i barabartë me Serbinë vetëm pas heqjes së sanksioneve të BE-së

    Insajderi
    01 July 2024 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

    Siç ka njoftuar zyra e presidencës në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë.

    Në këtë drejtim, Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë e barabartë në tryezën e dialogut, ka njoftuar presidenca.

    Tutje, Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani.

    “Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e presidencës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark