Osmani takon presidenten e PE-së: Mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon presidenten e PE-së: Mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer

    Insajderi
    17 June 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

    Osmani në rrjete social ka shpërndarë një fotografi me presidenten Metsola, duke shkruar se ajo është ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.

    Po ashtu, presidentja Osmani ka theksuar se mbështetja e presidentes e PE-së vazhdon të jetë e pakursyer.

    “Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, ka shkruar presidentja në rrjetin social Facebook.

    Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

    Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark