Osmani thotë se mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, është e lidhur me heqjen e masave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani thotë se mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, është e lidhur me heqjen e masave

    Insajderi
    23 February 2024 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri, është e lidhur ngushtë me heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

    Pas konferencës rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, presidentja potencoi se me konfirmimin e rezultateve për largimin e kryetarëve veriorë, do t’i caktoj zgjedhjet e reja lokale, me afat 30 deri në 45 ditë.

    Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është e lidhur me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, natyrisht në përputhje me ligjin e procedurat e parapara. Përveç kësaj, Ministria përkatëse ka miratuar një udhëzim administrativ që parasheh procedurat, KQZ-ja është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ. Për aq sa jam e informuar, jemi duke proceduar me konfirmimin final të këtyre nënshkrimeve dhe besoj që shumë shpejt KQZ-ja do të mblidhet për ta miratuar atë që quhet plan operacional, e që parasheh datat e të gjitha procedurave të tjera, përfshirë se kur do të mbahet largimi i kryetarëve. Menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetarëve, të cilat kërkojnë mbi 50 përqind të të gjithë trupit votues që votojnë pro, në qoftë se ndodhë një gjë e tillë, midis 30 deri në 45 ditësh është afati brenda të cilit unë si presidente i caktoj zgjedhjet e reja lokale”, deklaroi Osmani në një prononcim të shkurtër për media.

    Më tej, Osmani vlerësoi që kjo e drejtë e qytetarëve të cilët kërkojnë largimin e kryetarëve, tashmë është e paraparë me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

    Ndër të tjerash, kujtojmë se nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

    Pas kësaj, rezultati i dërgohet Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme.

    Derisa edhe Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark