×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani thotë se s’do të takohet me Vuçiqin në Budapest: Dialogu Kosovë-Serbi bëhet në Bruksel

    Insajderi
    07 November 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga kryeqyteti i Hungarisë ka njoftuar se do të takohet me liderë të vendeve të ndryshme, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian. Por, tha se nuk do ta takojë presidentin e Serbisë, shkruan Insajderi.

    Osmani para gazetarëve bëri me dije që s’do të takohet me Vuçiqin dhe se takimet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mbahen në Bruksel.

    “Jo, zakonisht nuk takohemi. Kosova dhe Serbia takohen në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel në mes të kryenegociatorëve për atë se si mund të lëvizim përpara në implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”, u shpreh ajo në konferencën për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark