Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha për 27 vjetorin e rënies së tyre.
Osmani u shpreh para medieve se ata ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzuesit e luftës për çlirim.
Sot nderojmë heronjët tanë, heronjtë e lirisë sonë. Ata ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzues të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nëpërmjet guximit të tyre insipruan me mijëra djem e vajza që të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe ndërtuan themelet e shtetit.
“Zahiri, Hakifi dhe Edmondi dëshmuan se çmimi i lirisë është shumë i lartë, por është çmim që populli i Kosovës me sakrificën e tyre e pagoi”, tha Osmani.