×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani tregon se çfarë foli me Bidenin në Uashington

    Insajderi
    12 July 2024 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesëmarrëse e Samitit të NATO-s në Uashington, ku pati rastin të fliste edhe me homologun e saj amerikan, Joe Biden.

    Me presidentin Biden, Osmani në Info Magazine të Klan Kosova, tha se foli për sfidat që po përballet bota, sfidat e sigurisë e çështje të tjera.

    Ndër të tjera, Osmani e veçoi edhe një bisedë personale me Bidenin në lidhje me ndarjen e medaljes nga ana e saj për djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Beau Biden.

    “Ishte nder i veçantë që të marr ftesë nga zoti Biden dhe sekretari Blinken që ta përfaqësoj popullin e Kosovës dhe vendin tonë në këtë samit të përmasave historike”, tha Osmani.

    “E para që dua ta përmend, se pas aktivitetit përmbyllës, kisha mundësi që të bisedoja me presidentin Biden drejtpërsëdrejti. Natyrisht në radhë të parë për ta falënderuar që ka qenë zëri ynë për dekada, që nga koha kur ishte senator, pastaj si zëvendëspresident dhe tani duke i dhënë mbështetje të veçantë Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Diskutuam po ashtu edhe për sfidat me të cilat përballemi për faktin që roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithnjë ka siguruar paqe dhe siguri në një rajon që për shekuj të tërë ka qenë me probleme të mëdha”.

    “Dhe natyrisht që presidenti Biden na ndau edhe histori personale, ndër të tjera për medaljen që e kam ndarë për djalin e tij të ndjerë, Beau Biden, për kontributin në fushën e sundimit të ligjit. Ajo është në zyrën e tij ovale, dhe është një prej krenarive të tij më të mëdha, të cilën e ndan me secilin lider botëror dhe media”, u shpreh e para e vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark