Osmani: Trump ndaloi një sulm të Serbisë, rreziku ende s’ka kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Trump ndaloi një sulm të Serbisë, rreziku ende s’ka kaluar

    Insajderi
    10 July 2025 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndërhyrë për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri të Kosovës, duke ndaluar një sulm të Serbisë ndaj vendit tonë.

    Në një diskutim në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Osmani tha se deklarimet e Trump janë të vërteta dhe se ndihma amerikane ka qenë vendimtare.

    “Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillime shumë të fundit”, tha i Osmani, duke shtuar se roli i KFOR-it mbetet gjithashtu thelbësor në mbrojtjen dhe stabilitetin e Kosovës.

    Ajo paralajmëroi se përpjekjet destabilizuese nga Serbia nuk janë ndalur.

    “Është përpjekje e ditëve të fundit, e cila ende po vazhdon. Kam informacione shumë kredibile. E di çfarë po flasë”, tha Presidentja.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së fundmi sërish e ka përmendur Kosovën dhe Serbinë.

    Teksa tregonte për misionet e paqes, ai ka përmendur Kosovën e Serbinë krahas Indisë e Paskistanit, e Ruandës e Kongos.

    “Bëmë një punë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, me Serbinë dhe Kosovën, Ruandën dhe Kongon… dhe të tjerë që ishin gati për luftë – ne ndaluam shumë luftëra”, tha Trump.

    Trump gjatë këtij mandati disa herë ka përmendur atë që “ka ndalur luftën Kosovë-Serbi”.

    Deklaratën e Trump mund ta ndiqni KËTU./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark