Osmani: Trump tregoi lidership për ruajtjen e paqes duke e ndalë personalisht eskalimin e Serbisë në kufi me Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Trump tregoi lidership për ruajtjen e paqes duke e ndalë personalisht eskalimin e Serbisë në kufi me Kosovën

    Insajderi
    12 July 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë për të dytën herë se Presidenti Trump e ka ndalur eskalimin në kufirin Kosovë-Serbi – ose më saktë atë që Beogradi po përpiqej të bënte në kufirin me Kosovën.

    Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një diskutimi në Hudson Institute ku ka qenë mysafire.

    “Siç e ka thënë Presidenti Trump ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim, atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Por, ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes”, ka thënë Osmani.

    “Sepse paqja, siç e dimë të gjithë nga lufta në Ukrainë, nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë. Është diçka që duhet mbrojtur vazhdimisht, duhet kultivuar vazhdimisht. Dhe roli i Shteteve të Bashkuara në këtë përpjekje është thelbësor. Është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm”, shtoi Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark