Osmani uron Pashkët për besimtarë katolikë dhe ortodoksë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani uron Pashkët për besimtarë katolikë dhe ortodoksë

    Insajderi
    20 April 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për forcimin e shpresës dhe besimit në një të ardhme më të mirë, shkruan Insajderi.

    ‘Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!”

    “Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë”.

    “Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne. Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, tha Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark