
Familja e presidentit historit, Ibrahim Rugova është vizituar nga presidentja Vjosa Osmani, në 18-vjetorin e vdekjes.
Përmes njnë rrjetin social Facebook, ka thënë se Rugova punoi për Kosovën deri në frymën e fundit.
“Ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA”, shkruan Osmani.
“Sot në vizitë te familja Rugova, në homazhe te varri ku prehet prijësi ynë e me akademi përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, nderuam arkitektin e pavarësisë dhe atin themeltar të Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova. Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA. I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik!”, ka thënë Osmani.