Osmani viziton Janjevën, publikon fotografi nga takimi me banorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani viziton Janjevën, publikon fotografi nga takimi me banorët

    Insajderi
    18 March 2024 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përgjatë aktiviteteve të sotme, presidentja Vjosa Osmani është ndalur për vizitë edhe në Janjevë.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani  ka shpërndarë disa fotografi me fëmijë.

    Osmani tha për Janjevë se është një vendbanim i vjetër me histori të pasur dhe rëndësi kulturore.

    Po ashtu Osmani tha se Janjeva është aty ku mishërohet fryma e unitetit në diversitet ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

    “Në Janjevë, e kaluara ndërthuret me të tashmen. Një vendbanim i vjetër me histori të pasur dhe rëndësi kulturore. Qytezë në të cilën mishërohet fryma e unitetit në diversitet ndërmjet komuniteteve të ndryshme”, shkroi Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark