Ousmane Dembele iu afrua edhe më shumë Topit të Artë mbrëmë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ousmane Dembele iu afrua edhe më shumë Topit të Artë mbrëmë

    Insajderi
    14 August 2025 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ousmane Dembele iu afrua edhe më shumë trofeut të Topit të Artë pas paraqitjes brilante që e bëri mbrëmë kundër Tottenhamit në Superkupën e Evropës.

    Asistim vendimtar, gol nga penalltia dhe një trofe më shumë, shkruan “Gazeta Express”.

    Ylli francez u zgjodh me plot meritë “Lojtari i ndeshjes” pasi e ndihmoi ekipin e Luis Enriques që ta ngriste lartë një tjetër trofe.

    E duket se më së shumti këtij trofeu do t’ia shohë hairin vetë ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

    Sulmuesi i krahut është njëri prej favoritëve për ta fituar Topin e Artë, ndërsa gjasat ju shtuan dhe mundësia iu përforcua pas paraqitjes së mbrëmshme.

    Kundër-kandidatë të tij për ta fituar Topin e Artë janë dy lojtarët e Barcelonës, Lamine Yamal e Raphinha.

    Dembele ka qenë vendimtar tek PSG-ja në ndeshjet më të rëndësishme në këtë vit.

    Prandaj edhe me meritë ai konsiderohet si favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual. /Gazeta Express

     vs Arsenal

    vs Aston Villa

     vs Liverpool

     vs Brest

     vs Stuttgart

     vs Manchester City

     vs Atlético Madrid

     vs Inter

     vs Bayern Munich

     vs Real Madrid

     vs Tottenham


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark