Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pajtohet që të ketë hetim rreth dyshimeve për fryrjen e listave, por që kjo të mos ndodhë edhe një kohë. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të veterinave, përfaqësuesi i tyre Smajl Elezaj thotë se qeveria duhet të paguaj pensionet e tyre këtë vit ndërsa hetimi të bëhet më vonë.
Elezaj, që është kryetar i OVL të UÇK-së, thotë se këtë kërkese ia ka bërë edhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duke shtuar se “kemi kërkuar që të mos ketë vonesa për pagesën e veteranëve”, shkruan Zëri.
Numri i madh i veteranëve të luftës ka nxitur reagimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka kërkuar reformim urgjent të kësaj skeme. Në të kundërtën, sipas FMN-së, vendi rrezikohet nga jostabiliteti financiar.
Një gjë e tillë është konfirmuar para disa ditëve edhe nga guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza.