OVL e UÇK-së paralajmëron destabilizim të rajonit nëse ekstradohet Haradinaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e UÇK-së paralajmëron destabilizim të rajonit nëse ekstradohet Haradinaj

    Insajderi
    26 April 2017 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar pothuajse katër muaj prej kur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Francë, pasi kjo e fundit e ndaloi me urdhër-arrest të Serbisë.

    Vendimi përfundimtar për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt, pritet të merret ditën e nesërme më 27 prill nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.

    Serbët të cilët po e akuzojnë Haradinajn për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, po presin ekstradimin e tij në Serbi.

    Mirëpo nëse merret një vendim i tillë atëherë në Kosovë pritet të destabilizohet situata.

    Ashtu siç paralajmëroi ditë më parë vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj  u shpreh njëjtë edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

    Edhe pse shpreson në lirimin e Haradinajt, Gucati ka thënë për lajmi.net se nëse ndodhë e kundërta atëherë situata do të eskalojë në gjithë Ballkanin.

    “Nuk mendoj se do të ekstradohet gjenerali për në Serbi, ne nesër presim vendim pozitiv ai e ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës pafajësinë e tij. Këto janë akuza të fabrikuara prej Serbisë dhe prej paramilitarëve serb. Unë shpresoj dhe besoj se shumë shpejt ai do të kthehet. Lutem të mos ndodh e kundërta sepse situata jam i bindur që do të eskalojë. Kjo do të jetë destabilizim jo vetëm i Kosovës por i tërë Ballkanit, në Preshevë, Maqedoni  etj., situata mund të eskalojë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, gjithë ky proces ndaj Haradinajt ka qenë i padrejtë. Gucati shpreson që Haradinaj të kthehet tek familja dhe shokët e tij, duke potencuar se nuk dëshiron të ndodhë më e keqja.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark