OVL e UÇK'së bën homazhe në Koshare, Gucati: Shembja e kufirit në Koshare ishte kthesë historike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e UÇK’së bën homazhe në Koshare, Gucati: Shembja e kufirit në Koshare ishte kthesë historike

    Insajderi
    09 April 2025 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka thënë se shembja e kufirit në Koshare ishte kthesë historike në rrugën drejt lirisë.

    Ai ka shtuar se kjo ishte dëshmi se shqiptarët nuk pranojnë robëri e mohim të së drejtës për të jetuar të lirë.

    “Më 9 prill 1999, në Betejën e lavdishme të Koshares, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, shembën kufirin ndërmjet shqiptarëve,një kufi i padrejtë, që ndante trupin e një kombi. Kjo ditë shënon një kthesë të madhe historike. Ishte dëshmi se shqiptarët nuk pranojnë robërinë dhe as mohimin e të drejtës për të jetuar të lirë në trojet e veta. Shembja e atij kufiri ishte më shumë se një akt ushtarak,ishte akt i bashkimit shpirtëror dhe kombëtar. Në rrugën tonë drejt lirisë kemi parë dhe përjetuar shumë vuajtje, por po aq edhe trimëri të pashoqe. Beteja e Koshares është kurorë e qëndresës, guximit dhe sakrificës. Ëndrra e shumë brezave për liri u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të këtij kombi.”

    Gucati ka thënë se përulen para të gjithë dëshmorëve të brigadës 138 “Agim Ramadani”.

    “Përulemi me respekt të thellë para të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së, që me gjakun e tyre shkruan historinë më të lavdishme të popullit tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Koshares! Lavdi UÇK-së!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark