OVL e UÇK’së për protestën e 7 gushtit: Interesimi i madh është dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe përkushtimit për drejtësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e UÇK’së për protestën e 7 gushtit: Interesimi i madh është dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe përkushtimit për drejtësi

    Insajderi
    03 August 2025 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka shprehur falënderim për gjithë interesimin për organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    “Falënderim për përkrahjen dhe interesimin tuaj të madh! Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në emër të këshillit organizues ju shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen e jashtëzakonshme që kemi parë ditëve të fundit për protestën paqësore të thirrur për datën 7 gusht, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.”

    Në reagim thuhet se “interesimi i madh i qytetarëve, i shprehur përmes rrjeteve sociale dhe shumë formave të tjera, është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi”.

    “Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje. Bashkë, me dinjitet dhe paqë, do të ngremë zërin kundër padrejtësive.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark