×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Pse nuk reaguat për vrasjen e Artan Zymberit?”, Klinaku me kritika për reagimet në rastin e Shtërpcës

    Insajderi
    07 January 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë reaguar për incidentin e djeshëm në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy persona të nacionalitetit serb.

    Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku në një postim në Facebook i ka quajtur “të mjerë” politikanët, zyrtarët e shoqërinë civile për reagimet e tyre që sipas tij tregojnë se rastit iu bë gjykim nga ata.

    “Interesant nga ju, nuk e folët asnjë fjalë për atë shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë, e bash për atë është dashur të merret politika e shtetit tonë dhe ndërkombëtarët, për t’i dërguar Serbisë edhe notë proteste”, shkroi ai.

    Ai ka përmendur edhe rastin kur barrikadat me njerëz të armatosur në veri u quajtën “paqësore”.

    “Me rastin në Shtërpcë natyrisht që merret shteti me organet e drejtësisë, që të zbardhet e vërteta se a i është zënë rruga pjesëtarit të FSK-së apo jo, se a e ka bërë aktin në vetëmbrojtje apo jo, dhe fajtori shpallet vetëm kur gjyqësia e shkallës së prerë e konstaton atë”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    A vajtuat mjaft o të mjerë politikanë e zyrtarë, shoqëri civile etj, vendor e ndërkombëtar, duke e bërë gjykimin ju!

    Interesant nga ju, nuk e folët asnjë fjalë për atë shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë, e bash për atë është dashur të merret politika e shtetit tonë dhe ndërkombëtarët, për t’i dërguar Serbisë edhe notë proteste.

    I quajtët edhe barrikadat me njerëz të armatosur në veri se janë protestues protestues paqësor.

    Me rastin në Shtërpcë natyrisht që merret shteti me organet e drejtësisë, që të zbardhet e vërteta se a i është zënë rruga pjesëtarit të FSK-së apo jo, se a e ka bërë aktin në vetëmbrojtje apo jo, dhe fajtori shpallet vetëm kur gjyqësia e shkallës së prerë e konstaton atë.

    Shpreh keqardhje për atë që ndodhi në Shtërpcë, kërkoj drejtësi pa anime politike e të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë.

    Poshtë standardet e dyfishta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark