OVL-UÇK falënderon James Rubinin për dëshminë e tij të “qartë dhe të drejtë” në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK falënderon James Rubinin për dëshminë e tij të “qartë dhe të drejtë” në Hagë

    Insajderi
    15 September 2025 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

    “Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së”, thuhet në postimin e OVL-UÇK në Facebook.

    OVL-UÇK i shprehu falenderim të sinqertë James Rubin në emër të veteranëve të UÇK-së për përkrahjen e pakursyer të popullit dhe shtetit amerikan ndaj Kosovës.

    Kujtojmë se sot James Rubin ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ku hodhi poshtë akuzat e Dhomave të Specializuara, duke theksuar se nuk ka asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime për ekzekutime dhe për vrasje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark