×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK paralajmëron protesta pasi Kushtetuesja i hedhi poshtë pretendimet e opozitës për veteranët

    Insajderi
    26 June 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Klinkau, ushtruesi i detyrës së kryetari të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ka paralajmëruar sërish protesta.

    Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Ligji për Pagën Minimale, i cili nuk i përfshin pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

    Klinaku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se për detaje të tjera rreth ditës dhe orës do të tregojë ditëve në vijim.

    “Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme”.

    “Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, ka shkruar Klinaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark