OVL-UÇK’ja reagon pasi Thaçit nuk iu dha leja nga Specialja për ta vizituar babanë e sëmurë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK’ja reagon pasi Thaçit nuk iu dha leja nga Specialja për ta vizituar babanë e sëmurë

    Insajderi
    07 February 2025 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pasi ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa nga Gjykata Speciale për të vizituar babanë e tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtrirë në spital.

    Në reagimin e tyre thuhet se kjo gjykatë po bën shkelje elementare të të drejtave të njeriut.

    Ne Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – OVL-UÇK, reagojmë dhe ndihemi thellësisht e shpirtërisht të prekur me veprimet e “gjykatës speciale”, e cila që nga fillimi e deri tashti ka qenë e njëanshme dhe dukshëm kundër pjesëtarëve të UÇK-së, duke i shkelur të drejtat elementare të njeriut, të garantuara me ligje ndërkombëtare! Kërkojmë nga instancat më të larta ndërkombëtare të drejtësisë që të ndërmarrin hapa ligjorë për t’ia ndërpre veprimet e kësaj gjykate që shkelin të drejtat e njeriut, njëherësh babait të z. Thaçi i urojmë shërim sa më të shpejt, forcë e durim, sepse e vërteta do të triumfoi mbi të pavërtetën, realiteti dhe e drejta do ta rrënojë gënjeshtrën”, thuhet në reagimin e tyre.

    Luka Misetiq, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se klientit të tij i është refuzuar vizita pasi zyra e Prokurorit të Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark