Duket se Mesut Ozil po e fajëson sulmuesin Olivier Giroud pasi që nuk arriti që të thyej rekordin e Thierry Henry për më së shumti asiste Brenda një stinori.
Ozil dukej se do të kalonte rekordin e Henry-s që kishte arritur 20 asiste brenda stinorit, pasi që gjermani kishte arritur që vetëm deri në dhjetor të bënte 15 gola.
Por, produktiviteti i Ozil u venit në pjesën e dytë të stinorit. Dhe kush është për tu fajësuar? Duket se ai e lë fajtor Giroud që nuk arriti të shënonte shpesh nga pasimet e tij, shkruan Goal.com
Dhe Ozil ka pëlqyer një postim në Instagram ku thuhet: “Në dhjetor, Ozil bëri asistin e tij të 15-të, që nënkuptonte vetëm edhe gjashtë gola për të thyer rekordin e Henry. Por, pastaj Giroud vendosi të mos shënojë më dhe Ozil përfundoi me vetëm 19 asistë.”
Natyrisht, postimi ishte bërë me ironi dhe kritikonte Giroud për formën e dobët të muajt e fundit të Premier Ligës./Insajderi