Avokatja Besjana Ismajli ka ngritur dyshime për një skandal që po e bën Gjykata Themelore në Prishtinë. Sipas saj, gjykata po lë në fuqi veprat penale të një të dyshuari pavarësisht se e ka hedhur aktakuzën si të pasafatshme.
Ismajli këtë dyshim e ka ngritur në profilin e saj në ‘Facebook’, ku po thotë se ky vendim rezulton që të vazhdohet procesi gjyqësor pa aktakuzë.
“Në një çështje penale që ka filluar hetimi me 02/09/2020 e aktakuza është ngritur me 22/02/2024, ne e kemi kundërshtuar të njejtën me arsyetimin se kanë kaluar afatet e parapara ligjore për të ngritur aktin akuzues, por Gjykata ka nxjerrë një vendim të çuditshëm juridikisht por edhe faktikisht”, ka deklaruar avokatja Ismajli.
“Pra, Gjykata ka APROVUAR kërkesat për hedhjen e aktakuzës, POR ka lënë në fuqi veprat penale edhe pse aktakuzën e ka HEDHË si të PASAFATSHME
Tani po rezulton se duhet të vazhdojmë me procesin gjyqësor me disa vepra penale pa AKTAKUZË që është ngjashëm sikur të mundohesh ta mbash një KULM në vendin e tij, ndërsa bazamentin dhe muret t’ia rrënosh tërsësisht!!!
APROVOHEN, REFUZOHEN, HEDHET, VAZHDOHET, çka është more kjo….?”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Insajderi.org/