"Pa Asociacionin nuk është mundur marrëveshja" - nga ambasada gjermane flasin për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pa Asociacionin nuk është mundur marrëveshja” – nga ambasada gjermane flasin për Insajderin

    Insajderi
    03 March 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilluan një takim të përbashkët trepalësh më 27 shkurt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut. Në atë takim është diskutuar mbi propozimin evropian. Të dyja palët u dakorduan, por nuk pati nënshkrim.

    Për këto zhvillime Gazeta Insajderi ka kontaktuar Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, ku në përgjigjen e tyre theksi vihet tek çështja e Asociacionit.

    Sipas tyre “pa asociacionin nuk është e mundur marrëveshja”, si rrjedhojë kërkuan gatishmëri nga Kurti për të filluar bisedimet me palën serbe.

    “…Ishte e rëndësishme që të dyja palët erdhën në Bruksel të hënën dhe ranë dakord në parim për propozimin. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen aktivisht në procesin e mëtejshëm. Kjo përfshin respektimin e angazhimeve të tyre të qarta për të gjitha aspektet e propozimit, duke përfshirë ato në lidhje me organizatat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Kosova tani duhet të tregojë gatishmëri për të filluar bisedimet konkrete për ASM-në. Sepse pa të një marrëveshje nuk do të jetë e mundur“, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

    Edhe njëherë ambasada gjermane theksoi se mbështesin dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

    “Ne mirëpresim rezultatin pozitiv të takimit të dialogut nga e hëna në Bruksel: Të dyja palët u angazhuan për Propozimin gjermano-francez. Qeveria gjermane mbështet fuqishëm dialogun e udhëhequr nga BE dhe përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak. Propozimi ofron mundësinë për të bërë një hap të madh përpara dhe për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Ky shans duhet të përdoret tani nga palët”, vijon përgjigja.

    Takimi i radhës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark