Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të shteteve aleate sot do të kryejë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.
Kështu bëri të ditur Zyra e Presidencës me anë të një komunikate të shkruar për media, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky homazh bëhet në kuadër të 25-vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.
“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s”, thuhet në komunikatë.
Pjesë e këtyre homazheve s’paralajmërohet të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Insajderi.org/