“Pa Listën Guxo dhe Alternativën s’do ta kalonte pragun”- Haradinaj tallet me Kurtin pas deklarimeve të mbrëmshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pa Listën Guxo dhe Alternativën s’do ta kalonte pragun”- Haradinaj tallet me Kurtin pas deklarimeve të mbrëmshme

    Insajderi
    21 May 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ndër të tjera ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, para seancës konstituive.

    Haradinaj ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili tha se Nisma Socialdemokrate ia ndihmoi AAK’së ta kalonte pragun, shkruan Insajderi.

    I pari i AAK’së u tall me këtë deklaratë, duke thënë se kjo është njëjtë si të thuhet se Lëvizja Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun pa ‘Guxo’ dhe Alternativën.

    “Besoj që si Vetëvendosje e ka kalu pragun falë Nismës Guxo dhe Alternativën, pa Alternativën dhe Listën Guxo s’e kish kalu pragun”, deklaroi shkurtimisht ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark