Dogana e Kosovës së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës janë duke kryer kontrolle në dhjetë lokacione në Pejë.
Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, duke potencuar se qëllimi i këtij aksioni është të identifikohen parregullsitë tatimore, kontrabandën, dhe shmangien e detyrimeve doganore.
“Në kuadër të planit operativ, Dogana, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), janë duke kryer kontrolle në dhjetë lokacione në qytetin e Pejës. Aksioni është pjesë e përpjekjeve për të forcuar respektimin e ligjit dhe për të parandaluar humbjet e të ardhurave për shtetin”, tha ai për Insajderin.
Stavileci bëri me dije se pas përfundimit të aksionit do të bëhen të ditura detajet tjera.
“Pasi të përfundojnë inspektimet, rezultatet e këtij operacioni do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur, duke përfshirë detaje mbi masat e marra kundër shkelësve të ligjit”.