Pa rrymë tërë ditën, qytetari: Po ngrohemi si Kurti, veç ne edhe me jorganë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa rrymë tërë ditën, qytetari: Po ngrohemi si Kurti, veç ne edhe me jorganë

    Insajderi
    16 December 2021 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    110 familje të një kompleksi banesor në lagjen “Mati 1” në Prishtinë nga ora 20:00 e së mërkurës kanë mbetur pa energji elektrike

    Një banor i kësaj lagje ka deklaruar se po ngrohen si kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se të martën në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije, veçse banorët e kësaj zone po ngrohen edhe me jorganë.

    “Edhe ne po ngrohemi si kryeministri veçse ne po ngrohemi edhe me jorganë. S’kemi me çfarë të ngrohemi tjetër veçse me jorganë dhe kjo është shumë e vështirë”.

    “110 familje pa rrymë dhe deri tani jemi ngrohur me rrymë, por që reduktimet janë të këqija kohëve të fundit. S’kemi çfarë të bëjmë deri në mëngjes nëse nuk rregullohet trafo nga KEDS-i do të ngrohemi me jorganë dhe do të hamë ushqime të ftohta”, tha qytetari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark