
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka folur rreth rritjes së çmimit të rrymës dhe produkteve të tjera.
Në një intervistë për Reporterin, Lekaj ka thënë lëvizja Vetëvendosje e cila posa erdhi në pushtet i dëshpëroi me qeverisje e udhëheqje të gjithë qytetarët, prandaj qytetarët nuk harrojnë dhe do ta ndëshkojnë.
“Vitin e fundit, shporta e qytetarit është e shtrenjtë dhe e zbrazët si rezultat i qeverisjes së dobët dhe ngritjes së çmimeve. Sot, qytetari ndihet i vetëm, pa shpresë, pa punë, pa sigurime shëndetësore, pa barkë të ngopur, pa perspektivë, pa të ardhme, madje edhe pa ëndrra sepse dikur në ëndrrat e tyre ishte lëvizja Vetëvendosje e cila posa erdhi në pushtet i dëshpëroi me qeverisje e udhëheqje të gjithë qytetarët. Prandaj qytetarët nuk harrojnë dhe do ta ndëshkojnë. Tani për tani mendojë që VV ka rënë 50% nga total i votave nga zgjedhjet e fundit. Çdo ditë që kalon, rënia do të theksohet më shumë”, ka thënë Lekaj.