Në fshatin Llugë të komunës së Deçanit, Shkolla e Mesme e Ulët “Kuvendi i Verrave të Llukës” është njëra nga shkollat e kësaj komunën që nuk ofron kushte të mira për nxënësit.
Nxënësit e kanë të pamundur për të qëndruar në objektin e shkollës, sa herë që bie shi, pasi që shpesh ndodhe që të depërtoj ne klasat ku atë mësojnë, gjithashtu edhe dritaret e shkollës janë të dëmtuara, problem tjetër është edhe ngrohja e klasave pasi që stufat janë shumë pak funksionale.
“Vjet kanë intervenuar edhe prej qeverisë kanë sjellë disa stufa por nuk nxehin”, ka thënë njëri nga nxënësit që vijon mësimet në këtë shkollë.
Të njëjtin mendim ndanë edhe drejtoresha e kësaj shkolle, e cila thotë se përballet me probleme të mëdha por shpreson se do të ndërtohet një objekt i ri.
Dyshemeja është e modelit të vjetër, tualetet janë në hapësirë të pa përshtatshme nuk janë të rregulluara sa duhet, kemi bërë kërkesa të paktën diçka të ndryshohet, deri sa të realizohet projekti për realizimin e objektit të ri shkollorë”ka thënë mësuesja që nuk është identifikuar në storien e Klan Kosovës.
Ndërsa Drejtoria e Arsimit ka hapur tenderë vetëm për renovimin e shkollës së bashke me gjashtë të tjera në këtë komunë./Insajderi.com